• e shtunë, 23 nëntor 2024

Fajon: Duhet të rritet presioni për ndërprerje të zjarrit në Lindjen e Afërt

Fajon: Duhet të rritet presioni për ndërprerje të zjarrit në Lindjen e Afërt

Nju-Jork, 27 shtator 2024 (MIA) - Anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KB) dhe përfaqësuesit e vendeve-anëtare të Ligës arabe u dakorduan për konsultime joformale në Nju-Jork për domosdoshmërinë e ndërprerjes urgjente të zjarrit në Lindjen e Afërt, në Rripin e Gazës dhe në Liban, deklaroi pas takimit ministrja sllovene e Punëve të jashtme, Tanja Fajon.

"Si përfaqësues i Sllovenisë, do të them se jemi shumë të shqetësuar për zhvillimin e ngjarjeve në Lindjen e Afërt. Prej fillimit të luftës në Gazë, Sllovenia paralajmëron se mund të përhapet edhe dhuna në Liban dhe të çojë drejt luftës në rajon", deklaroi Fajon pas takimit i cili ishte i mbyllur për opinionin.

Ajo shtoi se u ka bërë thirrje të gjitha vendeve me ndikim ta rrisin presionin për ndërprerje të zjarrit dhe tërheqje të Izraelit nga territoret palestineze.

"Izraeli duhet t'i respektojë obligimet e veta si anëtare përgjegjëse e KB-së", tha Fajon.

Ajo e ceki paqen si fjalë kyçe në të gjitha diskutimet e saj gjatë sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së.

"Ne kemi përgjegjësi kolektive t'i respektojmë rezolutat e Këshillit të Sigurimit dhe të bëjmë gjithçka që mundemi për zgjidhje politike, sepse zgjidhja ushtarake nuk mund të sjellë paqe në rajon", tha Fajon. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR