"Fajnenshël Tajms": Rusia rekruton burra nga Jemeni që të luftojnë në Ukrainë
- Forcat e armatosura ruse kanë rekrutuar qindra jemenas që të luftojnë në Ukrainë, gjë që solli deri në përforcimin e lidhjeve mes Moskës dhe grupit kryengritës Huthët, publikoi sot "Fajnenshël Tajms".
- Post By Besnik Shuki
- 12:53, 24 nëntor, 2024
Sana, 24 nëntor 2024 (MIA) - Forcat e armatosura ruse kanë rekrutuar qindra jemenas që të luftojnë në Ukrainë, gjë që solli deri në përforcimin e lidhjeve mes Moskës dhe grupit kryengritës Huthët, publikoi sot "Fajnenshël Tajms".
Rekrutët jemenas, të cilët kanë udhëtuar për në Rusi, deklaruan për mediumet britanike se u janë premtuar vende mirë të paguara të punës, madje edhe shtetësi ruse, por se kur kanë arritur në vend me ndihmën e një kompanie të lidhur me Huthët, me dhunë janë dërguar në armatën ruse dhe dërguar në frontin në Ukrainë.
I dërguai i posaçëm amerikan për Jemenin, Tim Lenderking, për gazetën deklaroi se Rusia po punon në përforcimin e lidhjeve me Huthët dhe se po bisedohet për transfer të armës.
"E dimë se në Sana ka personel rus, i cili ndihmon që të thellohet ky dialog. Llojet e armës, për të cilat po bisedohet janë shumë alarmante dhe do t'u mundësonin Huthëve që të jenë më precizë në shënjestrimin e anijeve në Detin e Kuq, e ndoshta edhe më gjerë", tha Lenderking.
Huthët e përkrahur nga Irani, të cilët kontrollojnë pjesë të Jemenit, kanë filluar të sulmojnë anije komerciale në Detin e Kuq në shenjë të, siç thonë, solidaritetit me palestinezët në luftën në Gazë. bsh/
Foto: MIA arkiv