• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

FAA urdhëroi kontrolle të 2.600 aeroplanëve Boing për shkak të problemeve me maskat për oksigjen

FAA urdhëroi kontrolle të 2.600 aeroplanëve Boing për shkak të problemeve me maskat për oksigjen

Uashington, 9 korrik 2024 (MIA) - Drejtoria federale amerikane për aviacion (FAA) dje kumtoi se ka maska për oksigjen në rreth 2.600 aeroplanë Boing të kontrolluara për shkak të problemeve. 

FAA njoftoi se defekti "mund të rezultojë me pamundësi që të sigurohet oksigjen shtesë për udhëtarët".

Urdhëri për inspektim vjen pas më shumë raporteve nga udhëtarë se njësitë për maska për oksigjen janë lëvizur nga pozita për shkak të "mossuksesit të ruajtjes", sipas FAA.

Problemi ndikon edhe në versionet më të vjetra dhe të reja të aeroplanit Boing 737. FAA njoftoi se për momentin nuk mund të vlerësojë se sa aeroplanë janë goditur nga defekti dhe duhet të ripërpunohen. 

Boing është nën presion të rritur që ta përmirësojë kontrollin e cilësisë pas incidentit në fillim të këtij viti, kur Boingu i ri 737-9 MAX i drejtuar nga Alaska Erllajns e humbi konektorin e derës gjatë ngritjes, që shkaktoi një vrimë të hapur në trup. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR