• e enjte, 26 dhjetor 2024

Fëmijët janë prioriteti ynë i parë, tha Mickoski lidhur me çerdhet në Likovë dhe Haraçinë

Fëmijët janë prioriteti ynë i parë, tha Mickoski lidhur me çerdhet në Likovë dhe Haraçinë

Shkup, 25 dhjetor 2024 (MIA) - Fëmijët janë prioriteti ynë i parë dhe politika e kësaj qeveria është pikërisht në atë drejtim, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski dhe u kërkoi falje banorëve të Haraçinës dhe Likovës për shqetësimet, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve rreth poblemeve lidhur me çerdhen e fëmijëve, një temë që ishte aktule këto ditë në opinion. 

"Sot në mëngjes kam biseduar me Fatmir Limanin dhe gjatë ditës, anëtarët e kabinetit të tij, shefi i kabinetit do të hyjë në komunikim me administratën në Komunën e Haraçinës dhe në Komunën e Likovës dhe në këtë mënyrë do të tejkalohet gjithçka që ka qenë temë në opinioni këto ditë, sepse janë marrë pëlqimet", tha Mickoski.

Ai tha se siç ka marrë vesh nga mediat, bëhej fjalë për pëlqime për punësime dhe lëshimin në përdorim të çerdhes.

"Po, ka kryetarë komunash të papërgjegjshëm me deklarata të papërgjegjshme, por kjo nuk duhet të jetë pengesë, tha Mickoski, i cili ishte në fillimin e projektit për rindërtimin e rrugës në rrugën për në Manastirin "Pelenica" në Komunën e Kisella Vodës. ls/

 

 

Foto: Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR