• e premte, 27 dhjetor 2024

Evropa e shënon Ditën e fitores dhe Ditën e Evropës

Evropa e shënon Ditën e fitores dhe Ditën e Evropës

Bruksel, 9 maj 2023 (MIA) - Në Evropë sot shënohet 9 maji si Dita e fitores mbi fashizmin dhe Dita e Evropës, duke përkujtuar fundin e Luftës së Dytë Botërore në Evropë në vitin 1945 dhe fillimin e krijimit të Bashkimit Evropian, pesë vjetë më vonë.

Ky vit shënon 78 vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe 73 vjetorin e nismës së iniciativës për krijimin e Bashkimit Evropian të sotëm. 

Në vendet e BE-së, Dita e Evropës është e një rëndësie të veçantë si një ditë që shënoi një pikë kthese në marrëdhëniet midis vendeve evropiane dhe hapi rrugën për krijimin e një bashkësie shtetesh në atë kontinent, ndërsa në Rusi fokusi është te kremtimi i Fitores në Luftën e Dytë Botërore. 

Në Rusi, 9 maji përkujtohet si Dita e fitores mbi fashizmin me parakalimin tradicional ushtarak në Sheshin e kuq në Moskë.

Dita e fitores mbi fashizmin kremtohet më 9 maj për të shënuar ditën në vitin 1945 kur Gjermania naziste nënshkroi dorëzimin e saj në Luftën e Dytë Botërore.

Dita e Evropës, 9 maj, është vendosur si një ditë për të kujtuar deklaratën e ministrit të jashtëm francez Robert Shuman në vitin 1950, e cila konsiderohet si hapi i parë zyrtar në krijimin e BE-së.

Deklarata ishte propozim deri te armiqtë e mëparshëm, Franca dhe Gjermania, për të krijuar një organizatë për menaxhimin e përbashkët të industrive të tyre të qymyrit dhe çelikut, në mënyrë që të mos ndodhë më kurrë luftë në Evropë.

Propozimi çoi në krijimin e Komunitetit evropian të qymyrit dhe çelikut në vitin 1951, paraardhësi i Komunitetit ekonomik evropian, ose BE-ja e sotme.

foto: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR