• e enjte, 26 dhjetor 2024

Evropa e përjetoi dimrin e dytë më të ngrohtë në histori

Evropa e përjetoi dimrin e dytë më të ngrohtë në histori

Bruksel, 8 mars 2023 (MIA) - Evropa e përjetoi dimrin e dytë më të ngrohtë prej fillimit të matjeve në vititn 1979 kumtoi Shërbimi për monitorim të klimës në BE, përderisa më të thata se kushtet mesatare janë vërejtur në pjesë të mëdha të Evropës perëndimore dhe Juglindore, si dhe në rajonet ruse.

Temperatura shumë më të larta se mesataret janë matur në Evropën Lindore dhe në disa pjesë të Evropës verilindore, kumtoi Shërbimi për ndryshime klimatike Kopernik.

temperaturat ishin nën mesatare në Gadishullin e Pirinejeve.

Sipas raportit, dimri më i ngrohtë prej fillimit të matjeve ishte dimri i vitit 2019/2020.

Në nivel global, shkurti i kltij viti ishte i pesti më i ngrihtë prej se bëhen matjet, sipas shërbimit Kopernik.

"Pjesa më e madhe e Evropës pati temperatura të ajrit mbi mesataren, posaçërisht Norvegjia veriore dhe Suedia, si dhe (rajoni norvegjez) Svalbard", shton shërbimi i BE-së.

Svalbard është arqipelag mes tokës norvegjeze dhe Polit të veriut. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR