• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Evakuohen hotele në ishullin grek Rodos, zjarri edhe më tej jashtë kontrollit

Evakuohen hotele në ishullin grek Rodos, zjarri edhe më tej jashtë kontrollit

Athinë, 22 korrik 2023 (MIA) – Me anijet e shërbimit bregdetar përmes detit dhe me autobusë përmes tokës, sipas mediave lokale, në mënyrë parandaluese janë duke u evakuuar banorët dhe turistët e rajoneve detare Lardos dhe Kiotari në pjesën lindore të ishullit grek Rodos për shkak të zjarrit të madh i cili për të pestën ditë është jashtë kontrollit, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Përmes numrit 112 për raste emergjente sot janë dërguar dy mesazhe deri tek banorët e gjithsej katër fshatrave që në mënyrë parandaluese të evakuohen, ndërsa mediat shktojnë se janë duke u evakuuar edhe dy hotele.

Sipas televizionit ERT, në mënyrë të suksesshme janë shpëtuar edhe zjarrfikësit e ngujuar në një manastir malor, pasi duke tentuar t'i bindin murgeshat të evakuohen dhe ta braktisin manastirin i kanë rrethuar shkënditë e zjarrit dhe kanë ngelur të ngujuar në bodrum.

Mediat lokale nga Rodosi komentojnë se pjesa lindore e ishullit është i ndarë në gjysmë, duke e pasur parasysh atë se janë mbyllur rrugët.

Zëdhënësi i Shërbimit zjarrfikës të Greqisë, Janis Artopios informoi se vatra aktive është në tre rajone, ndërsa janë duke intervenuar 173 zjarrfikës me dhjetë ekipe këmbësorie, 35 automjete, pesë helikopterë, tre aeroplanë si edhe ekipi këmbësorik nga 31 zjarrfikës me pesë automjete nga Sllovakia.

QËNDRONI TË LIDHUR