• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Evakuime masive në Filipine para stuhisë së super-tajfunit Man -ji

Evakuime masive në Filipine para stuhisë së super-tajfunit Man -ji

Manila, 16 nëntor 2024 (MIA) – Autoritetet në Filipine urdhëruan evakuim të dhjetëra mijëra njerëzve për shkak të afrimit të super-tajfunit Man-ji në afërsi të bregut të shtetit ishull. 

Janë anuluar dhjetëra fluturime, ndërsa autoritetet në rajonin verilindor Bikol ku janë evakuuar rreth 180.00 mijë njerëz, paralajmëruan për “situatë potenciale katastrofale të rrezikshme për jetë”. 

Shërbimi meteorologjik njoftoi se super-tajfuni Man-ji, i njohur në Filipine si Pepito, merr fuqi, me goditje të erës prej 215 kilometra në orë dhe valë të mëdha baticash të larta deri në tre metra. 

Man-ji do të jetë stuhia e gjashtë e madhe e cila do t’i godasë Filipinet gjatë 30 ditëve të fundit. Muajin e kaluar në vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga stuhia tropikale Trami dhe tajfuni Kur Rej humbën jetën 162 persona, ndërsa 22 konsiderohen të zhdukur. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR