• e shtunë, 23 nëntor 2024

Evakuim urgjent i dy spitaleve në Kiev për shkak të druajtjeve nga sulmet ruse

Evakuim urgjent i dy spitaleve në Kiev për shkak të druajtjeve nga sulmet ruse

Kiev, 26 prill 2024 (MIA) - Administrata shtetërore e Kievit ka njoftuar se evakuon në mënyrë urgjente dy spitale, nga të cilat njëra është spital i përgjithshëm, për shkak të informacioneve për sulm të mundshëm rus ndaj këtyre objekteve, transmeton gazeta "Ukrainska pravda".

Në komunikatën e Administratën shtetërore të Kievit theksohet se në internet ndahet një video me paralajmërim për sulm rus ndaj këtyre institucioneve mjekësore sepse, gjoja brenda ka ushtarë (ukrainas), duke shtuar se "kjo është gënjeshtër e plotë dhe provokim armiqësor, që përdoret për sulm ndaj infrastrukturës sociale të kryeqytetit të Ukrainës“.

"Me qëllim që të mbrohen fëmijët e sëmurë, prindërit e tyre dhe personeli mjekësor, autoritetet në Kiev, bëjnë gjithçka që është e mundur që t'i trabsmetojnë pacientët dhe personat mjekësorë në institucione tjera mjekësore", theksohet në komunikatë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR