• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Eurostat: Rreth 4,3 milionë ukrainas ikën në vendet e BE-së

Eurostat: Rreth 4,3 milionë ukrainas ikën në vendet e BE-së

Bruksel, 13 janar 2024 (MIA) - Rreth 4,3 milionë njerëz të cilët nuk janë shtetas të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të cilët ikën nga Ukraina kanë marrë ndonjë lloj azili në vendet e BE-së deri më 30 nëntor 2023, tregojnë të dhënat e Eurostat.

Siç bëhet e ditur, qytetarët e Ukrainës përfaqësojnë 98 për qind të shfrytëzeusve të ndonjë lloj mbrojtjeje të përkohshme, gjegjësisht azil, prej të cilëve 46,3 për qind janë gra dhe 33,3 për qind fëmijë, përderisa burrat përbëjnë 20,4 për qind. 

Numër më të madh të atyre njerëzve ka në Gjermani - 1,2 milionë (28,9 për qind), në Poloni - 955.110 (22,3 për qind) dhe në Çeki - 369.330 (8,6 për qind). 

Në Bullgari ka 169.845 ukrainas, në Rumani 144.295, në Hungari 33.720, në Greqi 26.675, në Kroaci 22.900 dhe në Slloveni 8.710. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR