• e enjte, 26 dhjetor 2024

Eurostat: Po ulet numri i zjarrfikësve në BE

Eurostat: Po ulet numri i zjarrfikësve në BE

Bruksel, 10 gusht 2023 (MIA) - Numri i zjarrfikësve në Bashkimin Evropian po bie, edhe pse blloku përballet me gjithnjë e më shumë zjarre si rezultat i ndryshimeve klimatike.

Unioni vitin e kaluar ka pasur gjithsej 360.000 zjarrfikës, që është për 2.800 më pak se viti 2021, tregojnë të dhënat e reja të publikuara nga Eurostati. 

"Ulja e numrit të zjarrfikësve në kulmin e krizës klimatike është recetë për katastrofë", tha Ester Linç, sekretareshë e përgjithshme e Konfederatës Evropiane të Sindikatave. "Është i qartë rreziku i rritur nga zjarret e shkaktuara nga ndryshimet klimatike gjithë këtë verë dhe duhet të sigurojmë që shërbimet tona zjarrfikëse të kenë personel dhe resurse të cilat janë të nevojshme që ta përfundojnë punën e tyre shpëtimtare", shtoi ajo, duke ju bëri thirrje vendeve që t'i fuqizojnë investimet në shuarjen e zjarreve, njoftoi Politiko.

Sipas Eurostatit, dhjetë vende e kanë ulur numrin e zjarrfikësve në periudhën prej vitit 2021 deri në vitin 2022, ndërsa rënie më të madhe ka në Francë, Rumani, Portugali, Sllovaki, Bullgari dhe Belgjikë.

Numri i zjarrfikësve në Francë u ul për 5.400, përderisa Rumania dhe Portugalia ulën  4.250 dhe 2.907 zjarrfikës. Spanja shtoi 617 zjarrfikës në periudhën e njëjtë, përderisa Italia shtoi 546.

Brukseli bëri përpjekje që ta zgjerojë rolin e BE-së në përgjigjen gjatë katastrofave dhe ndërton flotë të vazhdueshme të aeroplanëve për shuarjen e zjarreve të cilat mund të dërgohen deri te vendet e ndjeshme. Por, ekspertët tregojnë edhe nevojën për masa parandaluese siç është menaxhimi aktiv me pyjet për parandalim më të mirë të zjarreve pyjore. fc/

Fotografia: Piksabej

QËNDRONI TË LIDHUR