Eurostat: Në Be në vitin 2021 kanë punuar 31 milionë kompani me 156 milionë të punësuar
- Gjithsej 31 milionë kompani kanë punuar në BE në vitin 2021. Ato kanë punësuar 156 milionë njerëz, kumtoi sot Eurostat.
Bruksel, 9 nëntor 2023 (MIA) - Gjithsej 31 milionë kompani kanë punuar në BE në vitin 2021. Ato kanë punësuar 156 milionë njerëz, kumtoi sot Eurostat.
Mikrondërmarrjet dhe firmat e vogla me deri në 49 punonjës kishin pjesëmarrje prej 98 për qind në këtë numër firmash.
Këto kompani kanë punësuar gjithsej 75,8 milionë njerëz ose 49 për qind të të gjithë të punësuarve, ndërsa prodhonin mallra apo shërbime për 3,3 miliardë euro, që përfaqëson 35 për qind të prodhimit të përgjithshëm të kompanive.
Kompanitë e mesme, të cilat kanë nga 50 deri në 249 të punësuar, punësuan 24 milionë njerëz dhe prodhonin mallra ose shërbime për 1,6 trilion euro (17 për qind pjesëmarrje në prodhimin e përgjithshëm të kompanive).
Kompanitë e mëdha me më shumë se 249 punonjës punësonin më shumë se një të tretën e fuqisë punëtore në BE - 55,6 milionë njerëz ose 36 për qind dhe prodhonin mallra ose shërbime për 4,4 trilion euro - një pjesë 48 për qind e prodhimit të përgjithshëm të kompanive, thekson sot Eurostat. ls/