• e enjte, 26 dhjetor 2024

Eurostat: Klasat onlajn shfrytëzohen gjithnjë e më shumë në Evropë

Eurostat: Klasat onlajn shfrytëzohen gjithnjë e më shumë në Evropë

Luksemburg, 25 janar 2024 (MIA) - Në vendet e Bashkimit Evropian (BE) vitin e kaluar kishte rritje të dukshme të kurseve arsimore onlajn, ashtu që 30 për qind nga shfrytëzuesit e Internetit në BE të moshës mes 16 dhe 74 vjeç kanë ndjekur kurse onlajn ose shfrytëzuan materiale onlajn për mësim, që është dy pika procentuale më shumë se në krahasim me vitin 2022, tregojnë të dhënat e Agjencisë evropiane për statistika - Eurostat. 

Nga të gjithë anëtarët e Bashkimit Evropian, Holanda ka pasur pjesën më të madhe (54 për qind) nga internet-shfrytëzuesit, të cilët janë edukuar përmes Internetit, pastaj Franca (53 për qind) Suedia (48 për qind), Spanja (47 për qind) dhe Estonia (45 për qind).

Për dallim nga ato vende, mësimi onlajn nuk ishte i zakonshëm në Rumani, ku janë regjistruar vetëm 10 për qind, Qipro (16 për qind), Bullgari dhe Greqi (nga 17 për qind) dhe Poloni (18 për qind).

Gjithsej, pjesëmarrja e mësimit onlajn në vitin 2023 është rritur në krahasim me vitin 2022, tregojnë të dhënat e Eurostatit.

Përqindja e personave që ndjekin kurse përmes Internetit ose shfrytëzojnë material për mësim përmes Internetit është rritur në shumicën e vendeve nga BE, me ç'rast rritje më e madhe është regjistruar në Holandë (12 për pikë procentuale), ndërsa rënie është vërejtur në Greqi (12 për pikë procentuale), tregojnë të dhënat e Eurostatit. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR