• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Eurostat: Kërkesë për azil në vendet-anëtare të BE-së në gusht kanë parashtruar 69.270 persona, që është për 24,8 për qind më pak se vjet

Eurostat: Kërkesë për azil në vendet-anëtare të BE-së në gusht kanë parashtruar 69.270 persona, që është për 24,8 për qind më pak se vjet

Luksemburg, 20 nëntor 2024 (MIA) - Kërkesa për azil në vendet-anëtare të BE-së në gusht kanë parashtruar 69.270 persona, që është për 24,8 për qind më pak se në krahasim me mujin e njëjtë vitin e kaluar, publikoi sot Eurostat.

Siç thuhet, kjo është kërkesa e parë për marrjen e mbrojtjes ndërkombëtare në vendet e BE-së, për të cilën në gusht të vitit të kaluar janë paraqitur 92.055 persona.

Po ashtu, ka pasur 6.285 aplikacione të njëpasnjëshme, që është rritje për 4,6 për qind në krahasim me gushtin e vitit 2023, kur ka pasur 6.010 aplikacione shtesë.

Më së shumti azil kërkojnë sirianët, afganët dhe venezuelasit.

Siç thuhet, sirianët kanë dërguar 13.340 kërkesa të para, afganët 5.605, ndërsa venezuelasit 4.690 kërkesa për azil. Vendet të cilat kanë pranuar 70 për qind nga kërkesat e para për azil janë Gjermania, Spanja, Franca dhe Italia. Gjermania ka marrë 18.425, Spanja 10.580, Franca 10.035, ndërsa Italia 9.620 kërkesa.

Numri i përgjithshëm i kërkesave për azil nga minorenët pa shoqërim në gusht të vitit 2024 është 2.980, ndërsa numri më i madjh i minorenëve vjen nga Siria, Afganistani, Egjipti dhe Somalia. Gjermania, Bullgaria, Holanda, Greqia dhe Belgjika kanë pranuar numër më të madh të minorenëve pa shoqërim, të cilët për herë të parë kanë kërkuar azil. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR