• e enjte, 26 dhjetor 2024

Eurostat: Eurozona në gusht me shkallë të inflacionit prej 5,3 për qind

Eurostat: Eurozona në gusht me shkallë të inflacionit prej 5,3 për qind

Bruksel, 1 shtator 2023 (MIA) - Shkalla vjetore e inflacionit në Eurozonë për muajin e kaluar është vlerësuar në 5,3 për qind, me çka ajo mbetet e pandryshuar në raport me korrikun e këtij viti, kumtoi sot Shërbimi evropian për statistika - Eurostat.

Vlerësimet e këtilla fillestare të Eurostatit për shkallën e inflacionit të muajit gusht, shënojnë ngadalësim të trendit të uljes së inflacionit në Eurozonë të filluar në prill, kur ajo ishte shtatë për qind.

Sipas të dhënave të Eurostatit, siç lajmëroi raportuesi i posaçëm i MIA-s nga Brukseli, rritje më të madhe të çmimeve në gusht në Eurozonë ka pasur në sektorin e ushqimit, alkoolit dhe duhanit prej 9,8 për qind, që megjithatë paraqet ulje në krahasim me rritjen e korrikut prej 10,8 për qind.

Në sektorin shërbime, çmimet janë rritur për 5,5 për qind, ndërsa tek mallrat joenergjetike industriale rritja paraqet 4,8 prë qind. Edhe në këto dy sektorë ka rritje më të vogël të çmimeve krahasuar me korrikun, kur shtrenjtimi ishte 5,6, përkatësisht 5,0 për qind.

Në sektorin energjetik, ndërkaq, në gusht ka ulje të çmimeve për 3,3 për qind, por kjo është më pak krahasuar me korrikun kur energjensët u liruan për 6,1 për qind.

Sipsa vendeve, shkalla më të lartë të inflacionit ka Sllovakia prej 9,6 për qind, para Kroacisë me 8,5, Austrisë prej 7,6, Gjermanisë dhe Lituanisë prej 6,4 dhe Sllovenisë prej 6,1 për qind. Inflacion më të ulët në gusht patën Belgjika dhe Spanja prej 2,4, para Qipros me tre dhe Greqisëm Finlandës dhe Holandës me nga 3,4 për qind. Franca dhe Italia janë nga mesi i tabelës me shkallë inflacioni prek 5,7, përkatësisht 5,5 për qind. ab/

Foto: МIА Arkivi/Eurostat

QËNDRONI TË LIDHUR