• e enjte, 26 dhjetor 2024

Eurostat: Bullgaria është në vendin e fundit për nga cilësia e jetës në Evropë

Eurostat: Bullgaria është në vendin e fundit për nga cilësia e jetës në Evropë

Bruksel, 13 dhjetor 2023 (MIA) - Bullgaria është shtet i Bashkimit Evropian me më së paku njerëz të lumtur ose të kënaqur. Kjo bëhet e ditur në të dhënat e hulumtimit vjetor për indikatorët për cilësinë e jetës të Eurostatit. Sipas analizave të agjencisë, kur bëhet fjalë për kënaqësinë nga jeta, Austria është në vendin e parë.

Austria arriti rezultat të përgjithshëm prej 7,9 nga 10, përderisa në vendin e dytë janë Polonia, Finlanda dhe Rumania me 7,7 pikë.

Italia, Spanja dhe Franca janë rreth mesatares me 7,1 pikë. Eurostati njoftoi se qytetarët e BE-së vlerësojnë se janë të kënaqur nga cilësia e jetës, ndërsa vlerësimi mesatar është 7,1.

Bullgaria është vendi i vetëm i BE-së me notë nën gjashtë. fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR