• e enjte, 26 dhjetor 2024

Eurostat: 4.3 milionë njerëz kanë kuar nga lufta në Ukrainë në BE

Eurostat: 4.3 milionë njerëz kanë kuar nga lufta në Ukrainë në BE

Luksemburg, 8 shkurt (MIA) - Më shumë se 4 milionë njerëz të cilët kanë ikur nga invazioni rus ndaj Ukrainës janë vendosur në Bashkimin Evropian, njoftoi sot agjencia për statistikat e BE-së, Eurostat. 

Të dhënat e Eurostatit tregojnë se 4.3 milion qytetarë të cilët kanë ardhur nga vendi që nuk është anëtare e BE-së kanë statusin e mbrojtjes së përkohshme në bllok. Gjithsej 98.2 për qind e shfrytëzuesve të statusit të përkohshëm janë ukrainas. 

Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2023, pak më shumë se 200.000 njerëzve të rinj kanë marrë  status të mbrojtjes së përkohshme, shifra më e ulët tremujore që nga fillimi i luftës në shkurt të vitit 2022. Krahasuar me tremujorin paraardhës, shifrat janë ulur me 21 për qind.

Gratë e rritura përbëjnë pothuajse gjysmën e përdoruesve me 46.2 për qind, ndërsa gati një e treta, 33.2 për qind, janë fëmijë.

Më shumë se gjysma e njerëzve me status të përkohshëm jetojnë në Gjermani me 29 për qind dhe 22.1 për qind në Poloni.

Mbrojtja e përkohshme është një masë emergjente për zgjatjen e statusit të emergjencës dhe mbrojtjes së përkohshme të qytetarëve jashtë BE-së në rast të zhvendosjes masive për shkak të rrethanave ekstreme.

Meqenëse masa është e përkohshme, ajo nuk është e barabartë me statusin e azilit. Direktiva e Mbrojtjes së Përkohshme, e cila ofron një mjet për BE-në për t'u marrë me situata të tilla, u miratua në vitin 2001.

BE-ja përdori masa emergjente për herë të parë në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës për të ndihmuar njerëzit që ikin nga lufta.

Në mars të vitit 2022, BE-ja prezantoi mbrojtje të përkohshme për njerëzit që iknin nga lufta në Ukrainë, dhe në shtator të vitit 2023 ajo u vazhdua deri në mars të vitit 2025. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR