• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Europol: Në Spanjë janë arrestuar 42 të dyshuar për tregti me kanabis dhe heroinë

Europol: Në Spanjë janë arrestuar 42 të dyshuar për tregti me kanabis dhe heroinë

Hagë, 25 qershor 2024 (MIA) - Në Spanjë, në aksionin e përbashkët të forcave policore nga Franca, Spanja dhe Turqia, janë arrestuar gjithsej 42 persona të dyshuar për kontrabandë të një sasie të madhe kanabisi në mbarë Evropën Perëndimore, si dhe për tregti me heroinë në BE.

Në aksion është arrestuar dhe udhëheqësi i bandës i cili ishte në Spanjë me identitet të rrejshëm, kumtoi Europol.

Në mënyrë shtesë, janë kryer gjithsej 28 bastisje në më shumë lokacione në Granada, Malaga dhe Sevila, si në objektet rezidenciale, gjithashtu dhe në objektin e prodhimtarisë së drogës. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR