• e enjte, 26 dhjetor 2024

Europol: Në një aksion kundër 'Ndrangetas', u arrestuan 31 të dyshuar në tre shtete

Europol: Në një aksion kundër 'Ndrangetas',  u arrestuan  31 të dyshuar në tre shtete

Romë, 5 qershor 2023 (MIA) - Në aksionin më të ri kundër organizatës mafioze italiane “Ndrangeta” në Itali, Belgjikë dhe Gjermani, i cili është mbështetur nga Eurojust dhe Europol, dhe i cili synon të luftojë trafikun ndërkombëtar të drogës, sot janë arrestuar 31 të dyshuar dhe është konfiskuar pasuri me vlerë mbi 3,8 milionë euro, njofton Europol.

Sipas të dhënave, 18 të dyshuar janë arrestuar në Itali, tetë në Belgjikë dhe pesë në Gjermani, ndërsa janë kryer gjithsej 53 bastisje në të cilat janë sekuestruar pasuri me vlerë mbi 3,8 milionë euro, përfshirë para të gatshme, drogë, automjete dhe pasuri.

Në njoftim thuhet se në aksionin në terren kanë marrë pjesë mbi 840 policë dhe se aksioni është vazhdim i një hetimi të mëparshëm që autoritetet italiane kanë zhvilluar nga viti 2013 deri në vitin 2018 kundër të njëjtit rrjet kriminel. qa/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR