• e enjte, 26 dhjetor 2024

Europol: Kontrabanda e kokainës në Evropë do të vazhdojë të rritet në dy vitet e ardhshme

Europol: Kontrabanda e kokainës në Evropë do të vazhdojë të rritet në dy vitet e ardhshme

 Lion, 2 janar 2024 (MIA) - Kontrabanda  e kokainës në Evropë do të vazhdojë të rritet në dy vitet e ardhshme për shkak të rritjes së prodhimit në Amerikën e Jugut, deklaroi drejtoresha ekzekutive e Shërbimit Policor Evropian (Europol), Ketrin de Bol, për DPA-në.

"Nuk mundemi plotësisht ta parandalojmë pasi kërkesa është shumë e lartë", shtoi ajo. 

Në ndërkohë, Europoli po sheh një sukses në rritje në hetimet e tij në luftën kundër kontrabandës ndërkombëtare të drogës, me mbi 300 tonë kokainë të sekuestruar vetëm vitin e kaluar.

"Europoli asnjëherë nuk ka pasur një pasqyrë kaq të mirë për kontrabandën e drogës si vitin e kaluar”, tha De Boli. "Kjo ka të bëjë edhe në kanalet ndërkombëtare të shpërndarjes ashtu edhe për shitjet vendase", shtoi ajo. 

Pjesa më e madhe e kokainës kontrabandohet nga Amerika e Jugut në Evropë përmes detit dhe hyn në BE kryesisht përmes porteve të Antverpenit dhe Roterdamit. Doganierët gjithnjë e më shpeshë gjejnë sasi të mëdha droge të fshehura në kontejnerët e transportit.

DPA-ja thekson se në Roterdam, në gusht, është sekuestruar sasia më e madhe e drogës ndonjëherë – në një kontenjer me banane u gjetën rreth 8,000 kilogramë kokainë, me vlerë në tregun e zi rreth 600 milionë euro.

Europoli beson se ngarkesat e sekuestruara ka të ngjarë të jenë vetëm një pjesë e vogël e kokainës që po kontrabandohet.

"Gjithnjë e më shpesh tentojnë të kthejnë kokainën e sekuestruar. Në ndërkohë, ata madje i pajisin dërgesat me pajisje gjurmuese në mënyrë që të dinë vendndodhjen e tyre të saktë,” shtoi ajo. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR