• e enjte, 26 dhjetor 2024

Europol: Bullgarët, rumunët, serbët dhe ukrainasit mes pjesëmarrësve kryesore në kontrabandimin e njerëzve në BE

Europol: Bullgarët, rumunët, serbët dhe ukrainasit mes pjesëmarrësve kryesore në kontrabandimin e njerëzve në BE

Bruksel, 5 prill 2024 (MIA) - Bullgarët, rumunët, serbët dhe ukrainasit janë pjesëmarrësit kryesorë në rrjetet më të rrezikshme kriminele për trafikim të njerëzve në BE me qëllim të eksploatimit të punës dhe seksual, tregojnë të dhënat në raportin e Europolit, të publikuar sot.

Në dokument vërehet se në BE veprrojnë 821 rrjete të rrezikshme kriminele, të ndërlidhura me trafikim të narkotikëve (kryesisht kokainë), cigare, trafikim të njerëzve dhe zhvatje.

"Zakonisht pjesëmarrësit në këtë organizatë vijnë nga Ballkani Perëndimor, kryesisht nga Shqipëria, por edhe nga Turqia dhe Maroku", theksoi në konferencën për shtyp ministrja belge e Punëve të Brendshme, Anelis Verlinden.

Sipas saj, tregu i drogës është një nga burimet kryesore të dhunës në BE dhe të ardhurave për krim të organizuar.

"Pastrimi i parave dhe korrupsioni janë kërcënim për sundimin e drejtësisë dhe lirive themelore".

Sipas komisarit evropian pr drejtësi, Didi Rejnders, këto grupe kriminele kanë tendencë ta frikësojnë dhe t'u japin ryshfet gjykatësve dhe ministrave, që shërbejnë në prokurorinë e BE-së.

"Siguria e brendshme e BE-së është e rrezikuar nga aktivitetet e këtij grupi me 25.000 pjesëtarë nga 112 nacionalitete, nga të cilët gjysma janë të ndërlidhur me trafikim të drogës", deklaroi drejtoresha e Europol, Ketrin de Bol.

Sipas saj, 86 për qind e organizatave kriminele kanë biznes legjitim, zakonisht në ndërtimtari dhe hotelieri dhe në këtë mënyrë pastrohen paratë.

De Boll shtoi se dokumenti i prezantuar është "hetimi më i thellë për shtrirjen e rrjeteve kriminale evropiane. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR