• e enjte, 26 dhjetor 2024

Eurokomisioneri i nominuar i Punëve të Brendshme paralajmëron rritje të mundshme të trefishtë të pjesëtarëve të Fronteks-it

Eurokomisioneri i  nominuar i Punëve të Brendshme paralajmëron rritje të mundshme të trefishtë të pjesëtarëve të Fronteks-it

Bruksel, 30 tetor 2024 (MIA) - Kandidati për eurokomisionerin e ri të Punëve të Brendshme dhe Migracion, austriaku Magnus Bruner paralajmëroi se do të mbështesë propozimin e mundshëm për rritje të trefishtë të përbërjes së përhershme të Agjencisë Evropiane për kontroll kufitar dhe bregdetar (Fronteks) në 30.000 pjesëtarë.

Këtë paralajmërim Bruner e dha në një përgjigje me shkrim ndaj pyetjejes së Komitetit për Liritë Civile, Drejtësi dhe Punë të Brendshme të Parlamentit Evropian (LIBE), para të cilit do të dëgjohet javën e ardhshme.

Bruner në përgjigje potencoi se ai do të dëshironte që Fronteks "të ndihmonte më mirë" vendet anëtare të BE-së në riatdhesimin e migrantëve, kërkesat e të cilëve për azil janë refuzuar, të ketë përfshirje më të madhe në operacionet kundër kontrabandës së emigrantëve në vendet e treta, si dhe të jenë në gjendje për të "dhënë përgjigje më të fuqishme" ndaj kërcënimeve hibride në kufijtë e jashtëm të BE-së.

Paralajmërimet e tilla të Brunerit vijnë në kohë të kërkesave gjithnjë e më të shpeshta për mbrojtje më të mirë të kufijve të jashtëm të BE-së dhe për efikasitet më të madh në deportimin e emigrantëve të paligjshëm nga BE-ja në vendet amë.

Megjithatë, për të zbatuar propozimet e Brunerit, do të duhet të ndryshohen kompetencat e Fronteksit, për të cilat do të duhet të ndryshohet Rregullorja e Agjencisë, proces për të cilin ka procedurë komplekse në BE.

Në komentet e përgjigjes së Brunerit, analistja politike nga Qendra e Brukselit për politikë evropiane, Anastasija Karacas, për "Euroaktiv" thotë se plane dhe ide të tilla të eurokomisionerit të ri për Punë të Brendshme dhe Migracion do të duhet të mbështeten edhe me mjete shtesë financiare për nevojat e Fronteks. 

Por, ndaj paralajmërimeve për përforcimin e rolit të Fronteks-it hije hedhin një sërë akuzash të bëra në periudhën e kaluar ndaj pjesëtarëve të Agjencisë, duke përfshirë dhe për përfshirjen e tyre në transportin e paligjshëm të emigrantëve, për mosofrimin e ndihmës për personat të cilët ndodhen në vështirësi, si dhe për pjesëmarrje në arrestime poshtëruese dhe joligjore.

Si rezultat i këtyre akuzave, eurodeputeti aktual francez nga rradhët e Tubimit ekstrem të djathtë Kombëtar, Fabris Legeri në vitin 2022 u detyrua të japë dorëheqje nga funksioni drejtor i Fronteks-it.

Edhe krahas tentimeve për vendosjen e masave për të parandaluar praktika të tilla të paligjshme, megjithatë, sipas ekspertëve, ende ekziston shqetësimi për mundësinë për vazhdimin e tyre.

Sipas të dhënave paraprake të Fronteks-it, në nëntë muajt e parë të këtij viti janë regjistruar rreth 166.000 kalime të paligjshme përtej kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian, që paraqet rënie të numrit të tyre në bazë vjetore për 42 për qind.

Ulje më të madhe të kalimeve ilegale të kufirit ka përgjatë rutës së Ballkanit perëndimor, me 79 për qind dhe të Mesdheut Qendror me 64 për qind. Nga ana tjetër, numri i kalimeve ilegale përmes kufirit tokësor lindor të BE-së është rritur për 192 për qind, ndërsa përmes rutës së Afrikës Perëndimore për 100 për qind. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR