• e shtunë, 23 nëntor 2024

Eurogrupi mbështeti zgjedhjen e Pjero Çipolones si anëtar i Bordit Ekzekutiv të BQE-së

Eurogrupi mbështeti zgjedhjen e Pjero Çipolones si anëtar i Bordit Ekzekutiv të BQE-së

Bruksel, 15 shtator 2023 (MIA) - Këshilli i Ministrave për Financa të vendeve anëtare të Eurozonës, i njohur si Eurogrupi, në mbledhjen e sotme mbështeti kandidaturën e zëvendësguvernatorit të Bankës Qendrore të Italisë, Pjero Çipolone, për një anëtar të ri të Bordit Ekzekutiv të Bankës Qendrore Evropiane (BQE), njoftoi Këshilli i BE-së.

Siç njofton raportuesi special i MIA-s nga Brukseli, Eurogrupi pritet që deri në fund të muajit zyrtarisht t'ia dorëzojë rekomandimin për zgjedhjen e Çipolones,  Këshillit të BE-së, i cili përbëhet nga shefat e shteteve apo qeverive të vendeve anëtare të BE-së. Sipas procedurës, përpara se të miratojë vendimin përfundimtar për emërimin e Çipolones, Këshilli do të konsultohet me Parlamentin Evropian dhe Këshillin Drejtues të BQE-së.

Çipoline në Bordin Ekzekutiv të BQE-së duhet të pasojë bashkatdhetarin e tij Fabio Paneta, i cili njoftoi se më 1 nëntor të këtij viti do të japë dorëheqjen nga posti që mbajti për tetë vjet.

Në bazë të nenit 283 të Marrëveshjes për funksionimin e Bashkimit Evropian, emërimet e anëtarëve të Bordit Ekzekutiv të BQE-së i kryen Këshilli Evropian me shumicë të kualifikuar nga rradhët e profesionistëve të shquar në veprimtarinë monetare ose bankare, me rekomandim të Eurogrupit, pasi paraprakisht do të konsultohet me Parlamentin Evropian dhe me Këshillin Drejtues të Bankës Qendrore Evropiane.

Bordi ekzekutiv i BQE-së,  i cili është përgjegjës për zbatimin e politikës monetare në Eurozonë, përbëhet nga një kryetar, një nënkryetar dhe katër anëtarë, të cilët kanë një mandat 8-vjeçar pa të drejtë rizgjedhjeje.

Këshilli Drejtues i BQE-së, nga ana tjetër, përbëhet nga gjashtë anëtarë të Bordit Ekzekutiv dhe guvernatorët e bankave qendrore të shteteve anëtare të Eurozonës. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR