• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Eurodeputetët do të votojnë për rizgjedhje të Fon er Lajenit për kryetare të KE-së

Eurodeputetët do të votojnë për rizgjedhje të Fon er Lajenit për kryetare të KE-së

Strasburg, 17 korrik 2024 (MIA) - Parlamenti evropian në kuadër të mbledhjes së vet të parë pas zgjedhjeve të mbajtura evropiane në qershor, sot në Strasburg do të votojë për rizgjedhje të Ursulla fon der Lajenit në funksionin e kryetares së Komisionit evropian.

Në fillim të mbledhjes së sotme, Fon der Lajen do të ketë fjalim para eurodeputetëve ku do t'i prezantojë vizionet dhe planet e veta për punë të Komisionit evropian për pesë vitet e ardhshme.

Pas fjalimit të Fon der Lajenit është paraparë debat i eurodeputetëve rreth programit të prezantuar për punë, pas çka për në orën 13 është caktuar votimi për rizgjedhjen e saj.

Votimi është i fshehtë, ndërsa që të zgjedhet, Fon der Lajen duhet të fitojë shumicë absolute të votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve apo 361 vota.

 „Треба да признаеме дека и покрај постојаната посветеност кон интеграцијата во ЕУ ... луѓето во регионот доживуваат чувство на длабоко разочарување во процесот на проширување“, се вели во до

Fon der Lajen u nominua për mandat të dytë në vendin e kryetares së Komiionit evropian nga ana e shefave të shteteve apo qeverive të vendeve anëtare të BE-së në Samitin e tyre të mbajtur më 27 qershor në Bruksel.

Në dy ditët e kaluara nga mbledhja konsstituive, eurodeputetët me 562 vota të martën e rizgjedhën Roberta Mecolën nga Partia konservatore malteze (PN), që është pjesë e Partisë popullore evropiane (EPP), kryetare të Parlamentit evropian me mandat prej dy viteve e gjysmë, si dhe 14 nënkryetarë dhe peë kuestorë të PE-ssë. ab/

MIA Arkivi 

QËNDRONI TË LIDHUR