• e premte, 27 dhjetor 2024

Eurodeputetët bënë thirrje për rregullim të adoptimeve ndërkombëtare

Eurodeputetët bënë thirrje për rregullim të adoptimeve ndërkombëtare

Strasburg, 16 mars 2023 (MIA) - Deputetët e Parlamentit evropian i bënë thirrje Komisionit evropian të fokusohet më shumë në rregullimin ligjor të adoptimeve nga vende të treta, në diskutimin që ishte nxitur nga propozimi i përfaqësuesit kroat, Ladisllav Ilçiq.

Eurokomisarja për barazi, Helena Dali tha se Bashkimi Evropian për momentin nuk ka ligje me të cilat rregullohen adpotimet ndërkombëtare dhe se sfera është rregulluar me Konventën e Hagës të vitit 1993.

Të gjitha anëtaret e BE-së janë nënshkruese të asaj konvente, e cila garanton se "adoptimi ndërkombëtar zhvillohet në interesin më të mirë të fëmijës dhe me respektim të të drejtagve të tyre themelore", tha ajo.

Debati në parlamentin evropian në Strasburg u mbajt pas çështjes prioritare të deputetit Ilçiq në fillim të marsit, ku ai shkruan për rastin aktual të tetë shtetasve kroatë të arrestuar në Zambi "nën dyshimin për eksploatim të fëmijëve".

Ilçiq e pyeti KE-në nëse planifikon t'u propozojë shteteve udhëzime për "performansa më të mira në procesin e adoptimit ndërkombëtar", me qëllim të mirëqenies dhe mbrojtjes së fëmijëve dhe parandalimin e tregtisë me njerët, dhe nëse trupi ekzekutiv i BE-së planifikon "të ndërmarrë përpjekje diplomatike për Republikën Demokratike të Kongos dhe shteteve të tjera të cilat nuk janë nënshkruese të Konventës të "binden ta miratojnë" dhe t'i adaptojnë sistemet e veta.

Eurokomisarja e PE-së tha se KE e mbështetë inkuadrimin e të gjitha vendeve drejt asaj marrëveshje, duke cekur se ajo nuk është e hapur për ratifikim nga organizatat ndërkombëtare siç është BE-ja.

"Konventa e cakton procedurën pë adoptim ndërkombëtar, ndalon përfitime financiare dhe të tjera gjatë adoptimit, ofron siguri, parashikuehsmëri dhe transparencë të procesit dhe parandalon tregti me njerët dhe rrëmbime", tha ajo.

Dali e quajti Konventën e Hagës "të suksesshme", por theksoi se vlerësohet se rreth 50 për qind e adoptimeve botërore zhvillohen jashtë saj. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR