• e enjte, 26 dhjetor 2024

Euroaktiv: Pritet KE-ja të rekomandojë fillimin e negociatave për BeH-në

Euroaktiv: Pritet KE-ja të rekomandojë fillimin e negociatave për BeH-në

Sarajevë, 12 mars 2024 (MIA) - Këshilli i ministrave të Bosnjë e Hercegovinës në seancën e sotme duhet të diskutojë për Propozim-ligjin e ri për Gjykatën e BeH-së, që është një nga kushtet për marrjen e dritës së gjelbër për hapjen e negociatave me BE-në, ndërsa portali evropian Euroaktiv shkruan se pritet që Komisioni Evropian të rekomandojë fillimin e negociatave.

Në dhjetor të vitit 2022 BE-ja i ndau statusin e kandidatit BeH-së, pasi vendi nga viti 2003 ishte kandidat për anëtarësim, ndërsa kërkesën e tij e dorëzoi në shkurt të vitit 2026.

Liderët e BE-së në samitin në dhjetor kumtuan se do t'i hapin negociatat inkuadruese me BeH-në, "kur do të plotësohet niveli  i domosdoshëm i harmonizimit me kriteret për anëtarësim".

Ata më pas ftuan Komisionin Evropian që të paraqesë një raport në Këshillin Evropian mbi përparimin e BeH-së më së voni deri në këtë muaj.

Euroativ thekson se vendimi do të jetë "një fitore e madhe për Bosnjë e Hercegovinën, një vend i brishtë i përbërë nga dy entitete - Republika Srpska dhe Federata Myslimano-Kroate e lidhur me autoritetet e dobëta në nivelin e Bosnjë e Hercegovinës në Sarajevë". 

Komisioni pritet të paraqesë një raport me shkrim për BeH-në, ndërsa një vlerësim gojor pritet për Ukrainën dhe Moldavinë deri në fund të muajit.

"BeH do t'i bashkohet Serbisë, Malit të Zi, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Ukrainës dhe Moldavisë, të cilat janë në faza të ndryshme në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE", thotë Euroaktiv.

Duke qenë se fillimi i negociatave zyrtare kërkon ende një vendim unanim nga anëtarët e BE-së, krerët evropianë pritet të diskutojnë rekomandimin për BeH-në gjatë një samiti të rregullt në Bruksel javën e ardhshme. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR