• e enjte, 26 dhjetor 2024

"Euraktiv": Armenia dhe Azerbejxhani poshtëruan diplomacinë evropiane

Bruksel, 24 tetor 2023 (MIA) - Dy vende të Partneritetit Lindor të Unionit, në të cilat BE-ja ka bërë përpjekje të rëndësishme diplomatike për t'i ulur në tryezën e bisedimeve - Armenia dhe Azerbajxhani - kanë pranuar ndërmjetësimin iranian për bisedimet e paqes dhe tani në bisedimet në Teheran nuk do të jetë i pranishëm asnjë vend perëndimor, por Rusia dhe Turqia, thekson "Euraktiv".

"A nuk është poshtëruese?, pyet autori i kolumnës në portalin e Brukselit, duke shtuar se nëse negociatat paqësore në Teheran janë të suksesshme, meritën do ta ketë  ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lavrov, ndërsa jo kryetari i Këshillit Evropian Sharl Mishel, i cili harxhoi shumë kohë në përpjekjet negociuese ndërmjet Jerevanit dhe Bakusë.

Ministria iraniane e Punëve të Jashtme në njoftimin e negociatave deklaroi se vendet e rajonit duan të bisedojnë për çështjet rajonale "pa përzierje të vendeve perëndimore dhe jo rajonale".

Sipas portalit, siç lajmëroi korresnpodenti i MIA-s nga Brukseli, zhvillimi i tillë i ngjarjeve nuk është befasi e madhe, duke pasur parasysh se përpjekjet e BE-së të ndërmjetësojë midis Armenisë dhe Azerbejxhanit "nuk ishin bindëse", ndërsa plotësisht edhe anëtarët e Unionit kërkuan vendosje të sanksioneve nëse situata përkeqësohet.

"Akti i fundit ndodhi kohë më parë në Nagorno Karabak, kur Azerbejxhani - ushtarakisht shumë më i fuqishëm se Armenia - për një kohë të shkurtër e mori kontrollin ndaj rajonit separatist, me ç'rast pothuajse gjithë popullata etnike armene prej 120.000 njerëzish u larguan nga enklava në Armeni", shtohet në tekst.

"Euraktiv" citon se Armenia ndjehet e tradhtuar nga Rusia, me të cilën ka nënshkruar marrëveshje mbrojtëse, por edhe nga Perëndimi, i cili, sipas shumicës, nuk ka kryer presion ndaj Bakusë sepse ende ka nevojë për gazin e Azerbejxhanit.

"I mbetur pa miq, Jerevani iu drejtua Iranit. Edhe pse Teherani historikisht ka pasur marrëdhënie të këqija me Bakun, Azerbajxhani e ka pranuar ftesën për ndërmjetësim ndërkombëtar, me kusht që të jetë e pranishme edhe Turqia, vëllai i saj i madh rajonal. Azerbajxhani kohët e fundit hodhi poshtë bisedimet e ndërmjetësuara nga BE-ja pikërisht sepse nuk ishte Ankaraja ajo që ishte e ftuar në to, por Franca. Parisi, në veçanti, paraqet një problem për Bakun sepse e sheh atë si shumë të njëanshëm në favor të Armenisë", thuhet në kolumnë.

Autori i tekstit kujton se pas "gjenocidit armen në Perandorinë Osmane në 1915", një pjesë e konsiderueshme e popullsisë armene u largua në Francë, duke formuar një nga diasporat më të mëdha armene jashtë vendit, kështu që sot rreth gjysmë milionë qytetarë francezë janë me origjinë armene, ndërsa vetë Armenia ka rreth tre milionë banorë.

"Është turp që Irani dhe Rusia luajnë rolin e ndërmjetësuesve paqësor në fqinjësinë e BE-së, në kohën kur armata ruse po plaçkit Ukrainën, ndërsa Hezbollahu i mbështetur nga Irani lanson raketa ndaj Izraelit nga Libani, citon "Euraktiv", duke pyetur nëse do të ishte befasi e madhe nëse Irani ose Rusia nesër ndërmjetësojnë për lirimin e pengjeve të Hamasit në Gaza?

Sipas autorit të kolumnës, askush nuk duhet të habitet nëse Rusia i lë mënjanë SHBA-në dhe BE-në, duke u shprehur si lider në procesin paqësor të Lindjes së Afërt.

BE-ja, e cila u krijua si një projekt paqeje, është në një pozicion të favorshëm për të qenë ndërmjetësi kryesor i paqes në botë, veçanërisht në një kohë kur KB-ja shpesh bllokohet nga dy anëtarët e saj të përhershëm të Këshillit të Sigurimit. Por është e qartë se BE-ja është shumë larg kësaj, pasi pëson dështime edhe në fqinjësinë e saj, e lëre më dështimin për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me gjithë përpjekjet më shumë se 10-vjeçare. Prandaj, negociatat e paqes ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit, të ndërmjetësuara nga Irani, duhet të alarmojnë BE-në, përfundon "Euraktiv", duke shtuar se i vetmi ngushëllim për BE-në e poshtëruar është se Gjeorgjia, një vend tjetër nga Partneriteti Lindor i Unionit, refuzoi të marrë pjesë në momentin e fundit në bisedimet e organizuara nga Teherani. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR