• e enjte, 26 dhjetor 2024

EUFOR do të patrullojë në mbarë BeH-në

EUFOR do të patrullojë në mbarë BeH-në

Banjallukë, 18 prill 2024 (MIA) - Forcat strategjike rezervë të EUFOR-it  të sistemuar në Bosnjë e Hercegovinë gjatë muajit dhe në maj së bashku me forcat e armatosura të BeH-së do të patrullojnë nëpër vend, e jo vetëm në Pale dhe në Sarajevën lindore, njoftoi EUFOR.

EUFOR ka bërë të ditur se sistemimi i këtyre forcave nuk është i ndërlidhur me asgjë tjetër dhe se këto aktivitete janë planifikuar gjatë kohë dhe janë të orientuar ndaj arritjes së qëllimeve të rregullta për stërvitje.

Automjetet e blinduara të forcave rezerviste të EUFOR-it dje janë sistemuar në qendër të Pales, për shkak të së cilës kryetari i komunës Boshko Jugoviq dërgoi letër deri te komanda e EUFOR-it me kërkesë që paraprakisht të njoftohet administrata lokale për aktivitetet e këtilla. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR