• e mërkurë, 21 janar 2026

Estonia filloi ndërtimin e bunkerëve përgjatë kufirit me Rusinë

Estonia filloi ndërtimin e bunkerëve përgjatë kufirit me Rusinë

Rigë, 17 dhjetor 2025 (MIA) - Estonia ka filluar punën përgatitore për të ndërtuar pesë bunkerë për të përforcuar mbrojtjen kufitare kundër sulmeve të mundshme nga Rusia, kumtoi sot Qendra estoneze e investimeve në mbrojtje. 

Qendra me seli në Talin theksoi se në muajt në vijim do të ndërtohen 23 strehimore të tjera, ndërsa deri në fund të vitit 2027 numri i përgjithshëm i bunkerëve pritet të arrijë në 600. 

Bunkerët, të cilët do të ndërtohen në Estoninë verilindore dhe juglindore, kanë për qëllim kryesisht të mbrojnë ushtarët nga goditjet direkte nga predhat e artilerisë 152 milimetra. 

Përveç kësaj, së shpejti duhet të fillojë dhe gërmimi i një hendeku antitank i gjatë prej 3,4 kilometra, kumtoi Qendra.  

Estonia, ashtu si fqinjët e saj baltikë, Letonia dhe Lituania, po përforcon sigurinë përgjatë kufirit të saj me Rusinë nëpërmjet instalimeve mbrojtëse dhe barrierave fizike. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR