• e enjte, 26 dhjetor 2024

Eskobari në takim me komandantin e KFOR-it për situatën e sigurisë në rajon

Eskobari në takim me komandantin e KFOR-it për situatën e sigurisë në rajon

Prishtinë, 14 mars 2024 (MIA) - Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë - KFOR, gjeneral majori Ozkan Ulutash e ka pritur emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Eskobar i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë dhe ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë Xhef Hovenier, me të cilin ka biseduar për temat që kanë të bëjnë me sigurinë e qëndrueshme të Kosovës dhe stabilitetin rajonal, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Siç kumton KFOR-i, Ulutash në takim konfirmoi "angazhimin e vendosur të KFOR-it për të ofruar kornizën e sigurisë për të mbështetur dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të lehtësuar nga BE-ja".

“Takimi ka dhënë mundësinë për të shkëmbyer mendime për një sërë temash që kanë të bëjnë me sigurinë e përhershme në Kosovë dhe stabilitetin rajonal. Gjeneral majori Ulutash informoi për aktivitetet e KFOR-it dhe angazhimet e tij me një gamë të gjerë aktivitetesh”, thuhet në kumtesën e KFOR-it.

Ulutash konfirmoi "angazhimin e vendosur të KFOR-it për të ofruar një kornizë sigurie për të mbështetur dialogun midis Prishtinë, të lehtësuar nga BE-ja" dhe gjithashtu përshëndeti "kontributin afatgjatë të SHBA-së për KFOR-in dhe për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor".

I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, mbërriti dje për një vizitë zyrtare në Kosovë në përpjekje për të inkurajuar vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, si dhe për gjetjen e zgjidhjeve për problemet që pengojnë normalizimin. Dje ai u takua me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe me liderët e partive më të mëdha opozitare, ndërsa për sot është paralajmëruar takim me kryeministrin Albin Kurti. qa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR