• e premte, 27 dhjetor 2024

Eskobar: Vizita e Si në Beograd i rrit tensionet mes Serbisë dhe Perëndimit

Eskobar: Vizita e Si në Beograd i rrit tensionet mes Serbisë dhe Perëndimit

Uashington, 8 maj 2024 (MIA) - Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë në largim Gabriel Eskobar sot deklaroi se vizita e presidentit kinez Si Xhinping në Beograd i rrit tensionet mes Serbisë dhe Perëndimit.

Ai në konferencën onlajn për shtyp theksuan se është "e pashëndetshme" që të ngrihen tensionet mes Serbisë dhe Perëndimit dhe u ka bërë thirrje partnerëve "që të jenë të kujdesshëm ndaj axhendës së Kinës në Evropë".

Eskobari theksoi se për intregrimin e Serisë në bashkësinë transatlantike janë të domosdoshme pajtimi, sundimi i drejtësisë dhe marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët.

Përfaqësuesi i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor u përqendrua edhe në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Moskës, duke theksuar se do të ishin "e gabuar të interpretohet se Rusia është shkak për problemet në Ballkan".  

"Rusia i përdor problemet në Ballkan, por ato ekzistojnë 25 vite. Me zgjidhje të problemeve e mbyllim hapësirën për Rusinë që të ketë ndikim në rajon", theksoi Eskobar.

Eskobar ka folur edhe për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ai ka thënë se SHBA-ja nuk ka votë në Këshill të Evropës dhe se kohëve të fundit ka dëgjuar se ka pasur shqetësime të disa vendeve anëtare për Asociacionin.

“Sa i përket Këshillit të Evropës e dini që SHBA nuk voton, por e di që tek disa vende ka pasur shqetësime për çështjen e Asociacionit. Sa i përket pozicionit të SHBA-së është i qartë që Kosova duhet të jetë anëtare e plotë e BE-së dhe NATO-s dhe ne do të vazhdojmë të punojmë për këtë. Gjithashtu, është e rëndësishme që Kosova të dëgjoj partnerët evropianë dhe të punoj me ta”, tha Eskobar.

Ai shtoi se është e rëndësishme që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të vazhdojë.

Gjatë kësaj konference Eskobar konfirmoi që në fund të këtij muaji përfundon mandatin e tij, duke theksuar se i vjen keq që gjatë mandatit të tij nuk është zbatuar marrëveshja në rrugën drejt normalizimit të raporteve, e arritur mes Kosovës dhe Serbisë, vitin e kaluar.

Ai shtoi se të dyja palët kanë dështuar të përmbushin detyrimet nga Marrëveshja e Ohrit që për Kosovën ishte themelimi i Asociacionit dhe për Serbinë që të ndalonte fushatën kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR