• e enjte, 26 dhjetor 2024

Eskobar për koalicionin Meta-Berisha: Qytetarët të mos kthehen mbrapa, kur mund të shohin drejt së ardhmes

Eskobar për koalicionin Meta-Berisha: Qytetarët të mos kthehen mbrapa, kur mund të shohin drejt së ardhmes

Tiranë, 3 maj 2023 (MIA) - Të votosh për koalicionin Berisha-Meta për Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një kthim pas për vendin, vlerësoi për Report Tv, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin perëndimor, Gabriel Eskobar.

I pyetur se sipas të gjitha gjasave, e konfirmuar kjo edhe në sondazhe, aleanca mes Berishës dhe Metës është forca kryesore opozitare në vend dhe a do të bashkëpunojë SHBA me Berishën si drejtues opozitar, Eskobar e ka thënë qartë se nuk e kupton se pse shqiptarët duhet të shohin mbrapa.

Ka shtuar se dëshiron të mos e komentojë shumë rezultatin zgjedhor, por dua të sjell në vëmendje progresin që ka bërë Shqipëria për këto 30 vite.

"Shqipëria ka ecur përpara në integrimin eurtoatlantik dhe ka ngritur nivelin e besueshmërisë në arenën ndërkombëtare që kurrë nuk e ka pasur më parë, dhe ka shumë sfida që duhet të përfshihen në programimin e agjendën”, ka potencuar Eskobar.

Nga mesi i prillit Eskobar ishte për vizitë në Tiranë kur iu shmang takimit me Berishën. Ai ka pasur takime me kryeministrin Edi Rama, presidentin Bajram Begaj, ushtruesin e detyrës kryetar i PD-së, Enkelejd Alibeaj si edhe kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ku ka folur për zgjedhjet, por jo vetëm.

Sipas televizionit paraprakisht edhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Juri Kim, ju ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të mos e votojnë Sali Berishën duke përkujtuar se "ai është i izoluar në aspekt ndërkombëtar".

Departamenti amerikan i shtetit Berishën dhe familjen e tij, bashkëshorten, djalin dhe vajzën, i shpalli "non grata" në maj para dy vitesh, ndërsa në qershor të vitit të kaluar Berisha u shpall "non grata" edhe për Britaninë e Madhe.

Foto: Skrinshot TV Report

QËNDRONI TË LIDHUR