Eskobar: Kurti do të lëshojë mundësinë nëse nuk e zbaton planin evropian dhe nuk harmonizohet me partnerët
- dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Peërndimor, Gabriel Eskobar deklaroi se plani evropian për Kosovën është i mirë dhe se "nuk i përgjigjet asnjërës palë" dhe se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do "ta lëshojë mundësinë" nëse nuk dakordohet për ta zbatuar dhe nëse nuk harmonizohet me partnerët e vet.
- Post By Arta Bunjaku
- 14:44, 8 korrik, 2023
Dubrovnik, 8 korrik 2023 (MIA) - I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Peërndimor, Gabriel Eskobar deklaroi se plani evropian për Kosovën është i mirë dhe se "nuk i përgjigjet asnjërës palë" dhe se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do "ta lëshojë mundësinë" nëse nuk dakrodohet për ta zbatuar dhe nëse nuk harmonizohet me partnerët e vet.
I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka komentuar situatën aktuale në rajon në prag të konferencës ndërkombëtare në Dubrovnik, duke iu referuar veçanërisht krizës mes Kosovës dhe Serbisë si dhe lëvizjeve të fundit të Milorad Dodikut në Republikën Serbe të Bosnje-Hercegovinës.
Siç transmeton Telegrafi, duke komentuar situatën në Kosovë, zyrtari amerikan beson se zgjidhja më e mirë për daljen nga kriza është që Beogradi dhe Prishtina të pranojnë planin trepikësh të prezantuar nga Bashkimi Evropian.
"Ne kemi indikacione pozitive se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është i gatshëm ta pranojë, por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet të bindet pak më shumë", tha ai, shkruan jutarnjilist.
I pyetur se cilat do të jenë pasojat nëse Serbia dhe Kosova nuk i plotësojnë kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare për të deeskaluar situatën në veri të Kosovës, Escobar tha se të dyja vendet do të humbasin mundësi të shumta.
"Pasojat nuk janë masa ndëshkuese, por janë mundësi të humbura për të dyja vendet nëse refuzojnë propozimin për dalje nga kriza", tha Escobar, duke shpjeguar se për Kosovën kjo do të thotë distancim nga partnerët ndërkombëtarë, ndërsa për Serbinë mos avancim drejt rrugës në Bashkimin Evropian.
"Partneriteti ynë me Kosovën është partneritet me popullin e Kosovës, jo me një parti apo figurë politike. Përkushtimi ynë ndaj KFOR-it dhe investimi në të ardhmen e Kosovës mbetet i fortë", përfundoi Escobar.
foto: ЕPА