• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Eskalim i armiqësive shumëvjeçare mes Izraelit dhe palestinezëve

Eskalim i armiqësive shumëvjeçare mes Izraelit dhe palestinezëve

Jerusalem, 9 tetor 2023 (MIA) - Tensionet mes Izraelit dhe palestinezëve ekzistojnë që para themelimit të kombit në vitin 1948. Mijëra njerëz nga të dy palët janë vrarë, ndërsa edhe më shumë janë lënduar në konfliktin disadekadash.

Këtë vit numri i palestinezëve të vrarë në Bregun e okupuar Perëndimor dhe izraelitët e eliminuar në sulmet palestineze është më i larti në pothuaj dy dekadat e fundit.

Izraeli dhe Hamasi luftojnë që nga Intifada e parë palestineze në vitin 1987 kundër okupimit izraelit në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor.

Izraeli e ka pushtuar Rripin e Gazës nga Egjipti në luftën në vitin 1967, e pastaj është tërhequr në vitin 2005. Territori i vogël, shtëpia e rreth dy milionë palestinezëve është nën kontroll të Hamasit nga viti 2007 pas luftës së shkurtë civile me fraksionin ushtarak palestinez Fatah, i cili sundon në Bregun Perëndimor.

Pasi Hamasi e ka ndërmarrë kontrollin ndaj Rripit të Gazës, Izraeli dhe Egjipti kanë vendosur rrethim të ashpër të territorit, i cili është në vijim. Izraeli, po ashtu, ka vendosur bllokadë ajrore dhe detare të Rripit të Gazës.

Para operacionit të shtunën, lufta e fundit mes Hamasit dhe Izraelit ishte në vitin 2021, e cila ka zgjatur 11 ditë, me ç'rast jetën e kanë humbur të paktën 250 njerëz në Rripin e Gazës dhe 13 në Izrael. Sulmi ka ndodhur një ditë pas 50-vjetorit nga lufta në vitin 1973, kur Egjipti dhe Siria e kanë sulmuar Izraelin në ditën më të gjejtë në kalendarin hebraik - Jom Kipur. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR