• e enjte, 26 dhjetor 2024

Eruposion i ri vullkanik në Islandë

Eruposion i ri vullkanik në Islandë

Rejkjavik, 8 shkurt 2024 (MIA) - Erupsioni i ri vullkanik, i cili ka filluar këtë mëngjes në gadishullin Rejkjanes në Islandën juglindore, është i treti në rajon nga 18 dhjetori.

Xhirimet televizive tregojnë si një llavë e nxehtë erupton me shtëllunga tymi që ngrihen nga çarja.    

"Në ora 5.30 këtë mëngjes ka patur një tërmet të vogël në pjesën verilindore të Silingarfel, ndërsa rreth 30 minuta më vonë ka filluar erupsioni në zonën e njejtë", kumtoi Shërbimi meteorologjik islandez (IMO).

Sipas raporteve të para nga fluturimet mbikëqyrëse në rojën bregdetare, erupsioni ka ndodhur në zonën e njejtë sikur ajo më 18 dhjetor, njoftoi IMO, duke shtuar se çarja është e gjatë rreth tre kilometra.

Shërbimi në raportin e tij më të ri theksoi se së shpejti pritet një erupsion i ri.

Konsiderohet se Islanda, vendi me më shumë vullkan në Evropë, ka 31 sisteme aktive vullkanike.mb/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR