• e enjte, 26 dhjetor 2024

Erupcion i vullkanit de Fuego

Erupcion i vullkanit de Fuego

Guatemala Siti, 5 maj 2023 (MIA) – Vullkani de Fuego (Vullkani i Zjarrit) në Guatemalë dje shpërtheu dhe hodhi hi në një lartësi prej rreth gjashtë kilometrash, për të cilin shkak evakuoohen banorët nga qytetet e afërta.

Vullkani me lartësi 3.763 metra nxori hi të nxehtë, gaz dhe gurë.

Instituti Kombëtar i Sizmologjisë, Vullkanologjisë, Meteorologjisë dhe Hidrologjisë i Guatemalës ka paralajmëruar për derdhjet e mundshme të baltës dhe mbeturinave për shkak të reshjeve të ardhshme.

Gjatë shpërthimit të vullkanit Fuego në vitin 2018, rreth 40 njerër vdiqën, ndërsa qindra rezultojnë të zhdukur. Shpërthimi i vullkanit Fuego, i vendosur 40 kilometra në jugperëndim të Guatamalës, preku më shumë se 1,7 milionë njerëz pasi lava dhe hiri varrosën disa fshatra në komunat Eskuinta, Alotenango dhe San Pedro Jepokapa. ls/

Foto; Vikipedia

 

QËNDRONI TË LIDHUR