• e premte, 27 dhjetor 2024

Ermakov: Për shkak të aktiviteteve amerikane Rusia mund të heqë dorë nga moratoriumi për sistemim të raketave bërthamore me rreze të mesme dhe më të vogël veprimi

Ermakov: Për shkak të aktiviteteve amerikane Rusia mund të heqë dorë nga moratoriumi për sistemim të raketave bërthamore me rreze të mesme dhe më të vogël veprimi

Moskë, 25 prill 2023 (MIA) - Për shkak të aktiviteteve të SHBA-së, është e mundur Rusia të heqë dorë nga moratoriumi për sistemim të raketave me rreze të mesme dhe më të vogël veprimi, lajmëruan mediumet britanike, duke iu referuar një diplomati të lartë rus.

Shefi i Drejtorisë për mospërhapje dhe kontroll të armëve pranë Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Vlladimir Ermakov, deklaroi se Moska do ta vlerësojë rrezen e veprimit të raketave nga SHBA-ja në rajonin aziatiko-paqësor.

"Sa i përket armëve raketore të prodhimit amerikan, që potencialisht mund të paraqitet në rajonin aziatiko-paqësor, përfshirë edhe në territorin e Japinisë, karakteristikat e tyre të shpejtësisë janë larg kriterit të vetëm sipas të cilit do ta vlerësojmë sistemimin e tillë. Rrezja e veprimit e sistemeve raketore është gjithahtu e rëndësishme", tha Ermamov, cituar nga TASS.

"Konkretisht, parametrat specifik të rrezes ë tyre të veprimit në masë t madhe do ta caktojnl gatishmërinë e Rusisë të vazhdojë me moratoriumin e vet unilateral për sistemim të raketave tokësore me rreze të mesme dhe më të vogël veprimi në rajoine të caktuara. Por, madje edhe tani mundemi me siuri të themi se programet ushtarake destabilizuese të SHBA-së dhe aleatëve të saj e bëjnë moratoriumin tonë gjithnjë e më të brishtë - edhe në rajonin aziatiko-paqësor edhe në Evropë", kumtoi Ermakov. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR