• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Erevan: Një person e humbi jetën në sulmin në kufirin me Azerbajxhanin

Erevan: Një person e humbi jetën në sulmin në kufirin me Azerbajxhanin

Erevan, 2 tetor 2023 (MIA) - Një person e humbi jetën, ndërsa dy të tjerë janë lënduar në kufirin mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, ku forcat azerbajxhane sot kanë qëlluar drejt një automjeti të forcave armene, kumtuan autoritetet në Erevan.

"Sot, pas të shtënave të forcave të armatosura azerbajxhane ndaj automjetit të forcave armene i cili transportonte pajisje për ushtarët, një person e humbi jetën nga ana armene, ndërsa dy janë lënduar", kumtoi Ministria armene e Mbrojtjes.

Sulmi ndodhi pasi që pothuajse e tërë popullata e Nagorno-Karabahut u largua nga rajoni.

Në fushatën ushtarake njëjavore e cila filloi më 19 shtator, armata azerbajxhane i mposhti rëndë forcat separatiste të Armenisë, të cilat patën mungesë të njerëzve dhe armëve, dhe u detyruan të kapitulojnë. ab/

Foto: Ministria e Mbrojtjes e Armenisë

 

QËNDRONI TË LIDHUR