• e martë, 24 dhjetor 2024

Erdogan: Turqia bën gjithçka për t'i dhënë fund përleshjeve në Ukrainë dhe të parandalojë krizën me ushqimin

Erdogan: Turqia bën gjithçka për t'i dhënë fund përleshjeve në Ukrainë dhe të parandalojë krizën me ushqimin
Samarkand, 11 nëntor 2022 (MIA) - Turqia po bën të gjitha përpjekjet për t'i dhënë fund përleshjeve në Ukrainë, si dhe për të parandaluar krizën ushqimore, deklaroi sot presidenti turk Rexhep Taip Erdogan në Samitin e Organizatës të vendeve turkofolëse në Uzbekistan, raportoi Agjencia Anadollu. "I bëjmë të gjitha përpjekjet, përmes një paqeje të drejtë për t'i dhënë fund përleshjeve që kanë vazhduar prej nëntë muajsh në Ukrainë. Duke bërë këtë, ne po bëjmë ndërhyrjet e nevojshme për të parandaluar krizën ushqimore", tha Erdogan në fjalimin e tij në Samit. Vendet-anëtare po kalojnë një periudhë të ndjeshme “me rreziqe, por edhe me mundësi për vendet tona”, theksoi Erdogan duke shtuar se: “Në këtë periudhë shohim se është bërë shumë më e rëndësishme për ne forcimi i bashkëpunimit, solidaritetit dhe i harmonisë në të gjitha fushat”. Erdogani u bëri thirrje vendeve turkofone që ta zgjerojnë bashkëpunimin në parandalimin dhe menaxhimin e migracionit të parregullt, duke kujtuar se Turqia ka qenë vendi që ka pritur më shumë refugjatë në botë që nga viti 2014. “Do të ishte e përshtatshme që ne të zhvillojmë një koncept të përbashkët të sigurisë dhe të vazhdojmë takimet e sekretarëve të Këshillit të Sigurimit”, shtoi presidenti turk. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR