• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Erdogan-Rama: Turqia dhe Shqipëria luajnë rol të madh në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon

Erdogan-Rama: Turqia dhe Shqipëria luajnë rol të madh në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon

Tiranë, 20 shkurt 2024 (MIA) - Kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Turqi dhe nikoqiri i tij, presidenti Rexhep Taip Erdogan, i vlerësuan lartë marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin, me angazhime për avancim, ndërkaq këmbyen mendime edhe rreth ngjarjeve aktuale.

"Shfaqëm vlerësim të përbashkët se Turqia dhe Shqipëria janë anëtare të Aleancës së NATO-s të cialt luajnë rol në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit. Shqipëria është në anën e vërtetë të historisë gjatë vitimit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhjetorin e kaluar për ndërprerjen e jashtëzakonshme humanitare të zjarrit në Rripin e Gazës", deklaroi presidenti turk Erdogan, lajmëruan mediat shqiptare, duke iu referuar mediumeve turke.

Ai e theksoi rëndësinë e solidaritetit të shqiptarëve me "popullin e shtypur palestinez" i cili ndodhet nën sulmet izraelite në Rripin e Gazës për më shumë se katër muaj, në të cilat u vranë rreth 30.000 njerëz.

Erdogan foli edhe për organizatën terroriste Feto, e cila e organizoi grusht shtetin e pasuksesshëm në vendin e tij në vitin 2016.

"Nuk do t'i japim mundësi atij rrjeti të keq i cili tenton t'i helmojë marrëdhëniet tona, do të vazhdojmë me luftën tonë kundër tyre", tha Erdogan, i cili kërkoi nga Rama "t'i pastrojë mbetjet e kësaj organizate në Shqipëri".

Erdogan theksoi se Turqia e ka rritur vëllimin e këmbimit tregtar me Shqipërinë në një miliardë dollarë, ndërsa tani po tenton ta dyfishojë në dy miliardë dollarë.

Kryeministri shqiptar Rama i komentoi sulmet izraelite ndaj Rripit të Gazës, duke thënë se është koha për ndërprerje të zjarrit, se pengjet duhet të lirohen dhe se Turqia është aktore e pazëvendësueshme në arritjen e zgjidhjes.

Ai falënderoi për ndihmën dhe mbështetjen e shtetit turk dhe mikun e tij të madh, Erdoganin, për Shqipërinë dhe Kosovën.

"Sa herë që flitet për marrëdhënien me Turqinë, shqiptarët dhe Kosova nuk mund të harrojnë tre gjëra. Së pari, faleminderit për mbështetjen tuaj, Kosova u njoh republikë e pavarur disa minuta pas pavarësisë, së dyti, ju ishit të parët që komunikuat me mua kur Shqipërinë e goditi tërmeti i fuqishëm dhe menjëherë ndërmorët nismë për ndërtimin e 500 banesave. Së treti, ne shqiptarët ndjehemi si peshku pa ujë kur botën e kaploi korona viorusi dhe po të mos ishte Turqia dhe Ju personalisht, kush e di sa njerëz do t'i humbnin jetët", deklaroi Rama.

Në kuadër të vizitës u mbajt edhe takimi i aprë i nivelit të lartë të Këshollit për bashkëpunim mes dy vendeve me të cilin kryyesuan Erdogan dhe Rama. Pas takimit u nënshkruan gjashtë marrëveshje bilaterale mes të cilave edhe Marrëveshja ushtarake kornizë. ab/

Foto: Rama FB

QËNDRONI TË LIDHUR