• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Erdogani: Turqia është e gatshme të ndërtojë një bazë ushtarake në Qipro, nëse është e nevojshme

Erdogani: Turqia është e gatshme të ndërtojë një bazë ushtarake në Qipro, nëse është e nevojshme

 Stamboll, 21 korrik 2024 (MIA) - Turqia është e gatshme të ndërtojë një bazë ushtarake në Qipron veriore "nëse është e nevojshme", deklaroi presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, raportuan sot mediat turke, transmeton Beta.

"Nëse është e nevojshme,  mund të ndërtojmë një bazë dhe struktura detare në veri. Kemi edhe detin", tha presidenti turk në aeroplanin  që kthehej nga Qiproja, ku mori pjesë në ceremonitë me rastin e 50-vjetorit të ndërhyrjes së ushtrisë turke. Ai e akuzoi Greqinë se dëshiron të krijojë një bazë të tillë në ishullin e ndarë të Mesdheut. 

 Në vitin 1983, Republika Turke e Qipros Veriore u shpall në pjesën veriore të Qipros, e cila njihet vetëm nga Turqia.

Shefi i shtetit turk hodhi poshtë edhe një herë çdo mundësi për vazhdimin e negociatave ndërkombëtare për të ardhmen e Qipros, duke konsideruar se e vetmja mënyrë e mundshme është që drejtpërdrejtë të negociojë me grekët qipriotë, në baza të barabartë. 

 "Sinqerisht nuk mendojmë se është e mundur të fillohet një proces i ri negociator pa vendosur një ekuacion sipas të cilit të dyja palët do të ulen në tryezë si të barabartë dhe do ta lënë   si të barabartë", tha Erdogani.

Ishulli i Qipros është ndarë që kur Turqia e mori  pjesën veriore të ishullit më 20 korrik të vitit 1974, në përgjigje të një grushti shteti nga grekët nacionalistë qipriotë që donin ta aneksojnë  në Greqi. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR