• e enjte, 26 dhjetor 2024

Erdogani: Në Samitin Arabo-Islam është propozuar që të organizohet një konferencë për denuklearizim në rajonin e Lindjes së Mesme

Erdogani: Në Samitin Arabo-Islam është propozuar që të organizohet një konferencë për denuklearizim në rajonin e Lindjes së Mesme

 Ankara. 12 nëntor 2023 (MIA)  -   Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan sot e përshëndeti rezolutën e Samitit Arabo-Islam të miratuar dje në Riad, me të cilin propozohet organizimi i konferencës për denuklearizim në rajonin e Lindjes së Mesme për shkak të armëve bërthamore të Izraelit.

 Duke komentuar samitin arabo-islam, Erdogani tha: "Për herë të parë po propozojmë një "Konferencë për Denuklearizim" në rajon për shkak të armëve bërthamore të Izraelit.

 "Çështja për denuklearizim është shumë e rëndësishme që të shihet se cilët lojtarë e mbështesin Izraelin. Tani është me një rëndësie të madhe që Organizata për Bashkëpunim Islam dhe Liga Arabe u mblodhën dhe e ndërmorën këtë hap (rezolutën), sepse është hera e parë në historinë e këtyre organizatave të mbahet një takim i tillë", shtoi Erdogani

 Ai tha se në një nen të rezolutës kërkohet ndërprerje e rrethimit të Rripit të Gazës dhe hyrje të menjëhershme të konvojëve të ndihmës humanitare arabe, islame dhe ndërkombëtare që përmbajnë ushqim, ilaçe dhe karburant.

 Për shkak të mungesës së karburantit, ujit dhe ushqimit në Gazë, Erdogani thotë se më e rëndësishme është që të përfshihet SHBA-ja, e cila ka ndikim mbi Izraelin.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR