• e enjte, 26 dhjetor 2024

Erdogani kundër "zonës tampon" në Gazë

Erdogani kundër

Ankara, 6 dhjetor 2023 (MIA) - Turqia i hedh poshtë planet për vendosje të zonës tampon në Rripin e Gazës pas përfundimit të luftërave në enklavën palestineze, deklaroi presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.

Erdogani tha se plani i tillë, të cilin Izraeli ia dorëzoi Turqisë dhe disa shteteve arabe javën e kaluar, është "i padrejtë" për palestinezët.

"Të ardhmen e Gazës pas luftës do ta vendosin palestinezët", thotë Erdogani, duke përsëritur se Izraeli duhet t'i kthejë territoret të cilat i okupoi.

Për situatën aktuale në rajonin e Lindjes së Afërt, lideri i Turqisë e akuzoi mbështetjen të cilën Perëndimi, veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ia japin Izraelit dhe e paralajmëroi Tel Avivin që të mos zbatojë operacione kundër pjesëtarëve të Hamasit në territorin e Turqisë, "sepse mund të paguajë çmim të lartë për këtë". fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR