• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Erdogani kërkoi nga KB-ja "të përdorin forcë kundër Izraelit"

Erdogani kërkoi nga KB-ja

Nju Jork, 24 shtator 2024 (MIA) – Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan në fjalimin para Asamblesë së Përgjithshme të KB-së ju bëri thirrje Kombeve të Bashkuara që të vendosin masa të dhunshme kundër Izraelit, duke përfshirë edhe përdorimin e forcës.

Erdogani reagoi për sulmet e Izraelit ndaj Libanit dhe caqeve të Hezbollahut të cilat filluan dje, dhe bëri disa krahasime me Luftën e Dytë Botërore. 

“Siç Hitleri ishte ndalur nga aleanca e njerëzimit, ashtu edhe kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dhe rrjeti i tij i vrasjeve duhet të ndalen nga aleanca e njerëzimit”, tha Erdogani.

Ai i akuzoi SHBA-në se “vazhdon ta armatosë Izraelin që të mund të vazhdojnë me masakrat derisa publikisht kinse bëjnë thirrje për armëpushim”.

“Deri kur do të mund ta duroni turpin që jeni dëshmitar i kësaj masakre? Vendet që mbështesin Izraelin janë hapur bashkëfajtorë në këtë masakër”, u tha Erdogani SHBA-së dhe aleatëve perëndimorë. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR