• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Erdogani e akuzoi Izraelin se dëshiron ta zgjerojë luftën në Gazë në rajon më të gjerë

Erdogani e akuzoi Izraelin se dëshiron ta zgjerojë luftën në Gazë në rajon më të gjerë

Stamboll, 21 shtator 2024 (MIA) – Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan sot e akuzoi Izraelin se planifikon ta zgjerojë luftën në Rripin e Gazës në rajonin më të gjerë për shkak të frikës se përleshjet me milicinë libaneze Hezbollah mund të përshkallëzohen edhe më shumë, informon DPA.

“Sulmet kundër Libanit gjatë ditëve të fundit e konfirmuan shqetësimin tonë për planet e administratës izraelite që ta zgjerojë luftën në rajon”, deklaroi Erdogani në Stamboll para se të shkojë për Nju Jork që të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së.

Rajoni po përballet me “krizë të madhe”, tha presidenti turk, i cili e akuzoi Izraelin se “po kryen sulme si grup terrorist”, duke menduar në shpërthimet e fundit të pejxherëve të cilat i shfrytëzonte Hezbollahu në Liban, për të cilat Izraeli akuzohet shumë.

Sulmet e Izraelit në Liban janë “provokim” me qëllim që të zbatohet “ideologjia radikale cioniste”, tha edhe Erdogani. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR