• e enjte, 03 tetor 2024

Erdogani dorëzoi në Parlament propozimin për ratifikimin e kandidaturës së Suedisë në NATO

Erdogani dorëzoi në Parlament propozimin për ratifikimin e kandidaturës së Suedisë në NATO

Ankara, 23 tetor 2023 (MIA) - Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan sot ka dorëzuar për ratifikim në Parlament draft-ligjin për kandidaturën e Suedisë për anëtarësim në NATO, njofton presidenca turke.

Presidenca nuk dha më shumë detaje.

Hyrja e një anëtari të ri në NATO duhet të miratohet nga të gjithë 31 anëtarët. Deri tani, kandidatura e Suedisë ende nuk është ratifikuar nga Turqia dhe Hungaria.

Në korrik, Turqia tërhoqi kundërshtimet e saj ndaj anëtarësimit të Suedisë në Aleancë. Ajo kishte kundërshtuar më parë mbi anëtarësimin e Suedisë për shkak të shqetësimeve në lidhje me përpjekjet e qeverisë së Stokholmit për luftë kundër islamofobisë si dhe aktivitetet e grupeve kurde në këtë vend skandinav.

Suedia dhe Finlanda u tërhoqën nga neutralitetit ushtarak disa dekadash pasi presidenti rus Vlladimir Putin urdhëroi trupat ruse të sulmonin Ukrainën në shkurt 2022.

Finlanda iu bashkua aleancës ushtarake në prill, ndërsa është e paqartë se kur do të mund të anëtarësohet Suedia. Kryeministri hungarez Viktor Orban tha në maj se marrëdhëniet midis Hungarisë dhe Suedisë duhet të përmirësohen përpara se Budapesti të miratojë ofertën e vendit skandinav për anëtarësim në NATO.

Marrëdhëniet politike mes Hungarisë dhe Suedisë janë tmerrësisht të këqija. Ne nuk duam të fusim konflikte në NATO, tha atëherë Orbani.

foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR