• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Erdogani dhe kryetari i partisë më të madhe opozitare turke Ozgur Ozel do të takohen më 2 maj

Erdogani dhe kryetari i partisë më të madhe opozitare turke Ozgur Ozel do të takohen më 2 maj

Ankara, 29 prill 2024 (MIA) -  Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan me 2 maj do të takohet me kryetarin e opozitës më të madhe të Partisë Popullore Republikane, Jozgur Jozel, lajmëron Si-En-En-i turk.

Erdogani dhe Jozel për herë të parë do të takohen me 23 prill në Parlamentin turk pas një pritje me rastin e Ditës së pavarësisë dhe Ditës së fëmijëve.

Presidenti turk kumtoi atëherë se ai dhe Jozel janë dakorduar për bisedime të reja.

"Votuesit nuk na kanë dhënë detyrën për të qenë dy liderë politikë që nuk flasin me njëri-tjetrin. Nëse ka komunikim të balancuar dhe korrekt, fiton i gjithë kombi", tha Jozel me rastin e bisedimeve.

Partia Popullore Republikane fitoi në zgjedhjet lokale të 31 majit në Turqi. Kjo ishte fitorja e parë për formacionin kemalist që nga viti 1977. Shumë analist kanë komentuar se suksesi i partisë i detyrohet pjesërisht kryetarit të ri Jozel. Ai u zgjodh kryetar i partisë në nëntor të këtij viti. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR