• e enjte, 07 nëntor 2024

Erdogan u takua me Zelenskin: Turqia është e gatshme të ndërmarrë të gjitha hapat për paqe të qëndrueshme midis Rusisë dhe Ukrainës

Erdogan u takua me Zelenskin: Turqia është e gatshme të ndërmarrë të gjitha hapat për paqe të qëndrueshme midis Rusisë dhe Ukrainës

Nju-Jork, 25 shtator 2024 (MIA) - Turqia është e gatshme të ndërmarrë të gjitha llojet e hapave lehtësuese, duke përfshirë ndërmjetësimin, për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme midis Ukrainës dhe Rusisë, deklaroi dje presidenti turk Rexhep Taip Erdogan gjatë takimit me homologun e tij të Ukrainës, Vollodimir Zelenski.

Erdogani dhe Zelenski zhvilluan një takim me dyer të mbyllura në Qendrën Turkevi (Shtëpia e Turqisë) në margjinat e sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së në Nju-Jork, ku diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe, luftën ukrainaso-ruse, përpjekjet për paqe dhe çështje rajonale dhe globale.

Duke thënë se Turqia besonte që në fillim se lufta ruso-ukrainase mund të përfundonte përmes dialogut, e ndërkohë të ruhet integriteti territorial dhe sovraniteti i Ukrainës, Erdogan i tha Zelenskit se Ankaraja po vazhdonte përpjekjet e saj për të arritur këtë qëllim.

Erdogan shtoi se do të vazhdojnë përpjekjet për të ringjallur Iniciativën e Detit të Zi për grurin dhe për të siguruar një armëpushim që mund ta hapë derën e paqes midis Kievit dhe Moskës. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR