• e premte, 27 dhjetor 2024

Erdogan u ankua për, siç tha "ngjyrat LGBT" në OKB

Erdogan u ankua për, siç tha

Nju-Jork, 22 shtator 2023 (MIA) - Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u ankua dje se nuk ndihej rehat me përdorimin e, siç tha "ngjyrave LGBT" në Kombet e Bashkuara, selia e së cilës ishte zbukuruar me ngjyra të hapura këtë javë për të promovuar Objektivat për zhvillim të qëndrueshëm.

Erdogan tha se do të dëshironte ta diskutonte për këtë çështje me Sekretarin e Përgjithshëm, Antonio Guteresh, raportuan mediat turke.

Qeveria turke, e udhëhequr nga Erdogan dhe Partia e tij Islamiste për Drejtësi dhe Zhvillim, ka ashpërsuar qëndrimin e saj ndaj lirive të komunitetit LGBT.

"Një nga çështjet që më shqetëson më shumë, është se kur hyni në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, shihni ngjyrat LGBT në shkallët dhe në vende të tjera," tha Erdogan, transmetoi televizioni Haberturk.

"Sa njerëz LGBT ka në botë tani?" Megjithatë, ata kanë të drejtën e këtyre hapave, ndërsa ata që janë anti-LGBT kanë të njëjtën të drejtë”, tha Erdogan, i cili shpesh herë i quajti anëtarët e komunitetit LGBT+ “devijues”, veçanërisht gjatë fushatës së tij zgjedhore të këtij viti.

Megjithatë, disa diplomatë të OKB-së kanë sugjeruar se Erdogan mund të ketë ngatërruar 17 ngjyrat e ndryshme që lidhen me Objektivat për zhvillim të qëndrueshëm që zbukuronin pjesë të selisë së OKB-së, duke përfshirë edhe patekën e samitit që u mbajt në fillim të kësaj jave, me ngjyrat e ylberit të lidhura me të drejtat e komunitetit LGBT+. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR