• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Erdogan: Turqia mund të ndahet me BE-në nëse është e nevojshme

Erdogan: Turqia mund të ndahet me BE-në nëse është e nevojshme

 Ankara, 16 shtator 2023 (MIA) - Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, duke iu përgjigjur pyetjes së së gazetarëve për përmbajtjen e raportit të Parlamentit Evropian për Turqinë, tha se Ankaraja mund të "ndahet" me Bashkimin Evropian nëse është e nevojshme.

 Në raportin, e miratuar paraprakisht këtë javë, theksohet se procesi i pranimit të Turqisë në bllokun evropian nuk mund të vazhdojë në rrethanat e tanishme dhe i bëri thirrje BE-së të shqyrtojë mundësinë për zbatimin e një "kornize paralele dhe reale" kur merret me marrëdhëniet me Ankaranë.

Turqia është kandidat zyrtar për anëtarësim në BE tashmë 24 vjet, por negociatat për pranim kanë ngecur në vitet e fundit për shkak të shqetësimit të bllokut për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe respektimin e sundimit të së drejtës në Turqi.

 "BE po përpiqet të ndahet nga Turqia," u tha Erdogani gazetarëve para udhëtimit të tij në SHBA. "Ne do të japim vlerësimet tona për këtë zhvillim të ngjarjeve dhe nëse është e nevojshme mund të ndahemi me BE-në.

 Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë deklaroi paraprakisht  këtë javë se raporti i Parlamentit Evropian përmban akuza dhe paragjykime të pabaza dhe se ka një qasje "të cekët dhe jovizionare" ndaj lidhjeve të Turqisë me BE-në.

QËNDRONI TË LIDHUR